U lëndua dhe u largua para kohe, kjo është situata e Mbappes
Kylian Mbappe lëshoi para kohe fushën, në ndeshjen e mbrëmshme mes Betisit dhe Real Madridit, e cila përfundoi me barazim 1-1. Sulmuesi francez kërkoi zëvendësim në minutën e 80-të, për shkak se kishte probleme fizike, shkruan IndeksOnline. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Mbappe po vuan nga një mbingarkesë në muskujt e kofshës së këmbës […]


Kylian Mbappe lëshoi para kohe fushën, në ndeshjen e mbrëmshme mes Betisit dhe Real Madridit, e cila përfundoi me barazim 1-1.
Sulmuesi francez kërkoi zëvendësim në minutën e 80-të, për shkak se kishte probleme fizike, shkruan IndeksOnline.
Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Mbappe po vuan nga një mbingarkesë në muskujt e kofshës së këmbës së majtë.
Për lëndimin e 27-vjeçarit foli edhe trajneri i Realit, Alvaro Arbeloa pas ndeshjes me Betisin.
“Nuk e di. Ai kishte disa shqetësime dhe do të shohim se si do të përparojë në ditët në vijim.”, deklaroi Arbeloa.
Në ditet në vazhdim pritet të mësohet më shumë për lëndimin e Mbappes.