U publikua lista e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e ardhshme të Maqedonisë së Veriut
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll, Bllagoja Milevski, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e ardhshme të Maqedonisë së Veriut që do të luhen në muajin mars, transmeton Portalb.mk. Lojtarët e ftuar janë: Dimitrievski, Iliev, Shishkovski, Aleksovski; Serafimov, Manec, Alioski, Dimoski, Ashkovski, Stojçevski, Musliu, Ilievski, Zajkov; Bardhi, Atanasov, […]


Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll, Bllagoja Milevski, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e ardhshme të Maqedonisë së Veriut që do të luhen në muajin mars, transmeton Portalb.mk.
Lojtarët e ftuar janë: Dimitrievski, Iliev, Shishkovski, Aleksovski; Serafimov, Manec, Alioski, Dimoski, Ashkovski, Stojçevski, Musliu, Ilievski, Zajkov; Bardhi, Atanasov, Elmas, Alimi, Babunski, Kostadinov, Elezi; Miovski, Ristovski, Çurlinov, Qamili, Trahkovski, Trapankovski dhe Stankovski.
Maqedonia e Veriut do të luajë si mysafir kundër Lihtenshtajnit më 22 mars në ora 15:00, ndërsa kundër Uelsit do të luajë më 25 mars në Shkup prej orës 20:45.
Këto do të jenë ndeshjet e para në fazën e parë kualifikueset për Kupën Botërore. Maqedonia e Veriut do të jetë në një grup me Belgjikën, Kazakistanin, Lihtenshtajnin dhe Uellsin.