U sulmua shtëpia e Putin?Trump i zemëruar, Rusia: Do pushtojmë të gjithë Zaporizhian

Përplasjet e forta mes Moskës dhe Kievit pas akuzave se Kievi ka tentuar të sulmojë rezidencën e Presidentit Vladimir Putin, janë një goditje për perspektivën e një paqeje të afërt. Moska u zotua të hakmerret mes pretendimeve të pambështetura në prova se rezidenca presidenciale në Novgorod ishte vënë në shënjestër të një sulmi me dronë […]

dhjetor 30, 2025 - 14:30
 0
U sulmua shtëpia e Putin?Trump i zemëruar, Rusia: Do pushtojmë të gjithë Zaporizhian

Përplasjet e forta mes Moskës dhe Kievit pas akuzave se Kievi ka tentuar të sulmojë rezidencën e Presidentit Vladimir Putin, janë një goditje për perspektivën e një paqeje të afërt.

Moska u zotua të hakmerret mes pretendimeve të pambështetura në prova se rezidenca presidenciale në Novgorod ishte vënë në shënjestër të një sulmi me dronë nga Ukraina.

Por, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mohoi fuqishëm akuzat, duke i cilësuar si të pabaza dhe përgatitje terreni për sulme ndaj godinave qeveritare në Kiev.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Putin i kishte treguar për sulmin e pretenduar gjatë një telefonate ditën e hënë dhe se kjo e kishte zemëruar. Megjithatë, kreu i Shtëpisë së Bardhë duket se nuk e ka humbur besimin se paqja është e afërt: “I dëgjova pretendimet. Dhe e dini kush më tregoi? Presidenti Putin më tregoi për këtë. Herët në mëngjes, ai më tha se u sulmua. Nuk është mirë. Mos harroni, unë e ndalova dërgimin e tomahawk-ëve. Nuk e doja këtë. Sepse po flasim për një periudhë delikate kohore. Kjo nuk është koha e duhur. Është një gjë të jesh ofendues, sepse ata janë ofendues. Dhe është një gjë tjetër të sulmosh shtëpinë e tij. Isha shumë i zemëruar për këtë”.

Të dielën, Presidenti Trump u takua me homologun rus Volodymyr Zelensky në Florida, me numrin një të Uashingtonit që tha se ishin shumë pranë një marrëveshjeje, edhe pse mbeteshin pika të nxehta si ajo e territorit.

Të hënën, Putin u shfaq me tone sfiduese duke udhëzuar ushtrinë të vijojë me fushatën për të marrë kontrollin e plotë të rajonit të Zaporizhias. Kremlini përsëriti kërkesat ndaj Kievit për të tërhequr forcat e veta nga pjesa e mbetur e Donbasit.

Siç raportohet, Putin i kishte thënë Trumpit gjatë bisedës telefonike se po rishqyrtonte qëndrimin e vet në negociata pas sulmit me dronë.