U.D Kryeprokurori i Shtetit viziton dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj ka vizituar dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, ku u prit nga Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Laura Pula. Me këtë rast U.D. kryeprokurori Qalaj pa nga afër punën e kësaj dhome, cila

dhjetor 28, 2025 - 16:00
 0
U.D Kryeprokurori i Shtetit viziton dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor
U.D Kryeprokurori i Shtetit viziton dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor

U.D Kryeprokurori i Shtetit viziton dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj ka vizituar dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, ku u prit nga Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Laura Pula.

Me këtë rast U.D. kryeprokurori Qalaj pa nga afër punën e kësaj dhome, cila është e angazhuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor, si dhe falënderoi dhe inkurajoi koordinatoren Pula dhe gjithë stafin e kësaj dhome operative për punën që janë duke e bërë, me qëllim të sigurimit të integritetit të procesit zgjedhor.