Ugrinov: Posta e Maqedonisë me 5 milionë euro humbje! Kemi 240 ankesa në muaj për vonesat në dërgesa
Nënkryetari i Postës së Maqedonisë, Nikollçe Ugrinov, mbrëmë në emisionin “Biznes 21” në TV21, ka bërë të ditur se performanca financiare e kësaj ndërmarrjeje vazhdon të jetë në gjendje të rëndë. Ugrinov deklaroi se gjatë vitit 2025, Posta ka shënuar një humbje prej 5 milionë eurosh. “E përfunduam vitin 2025 me një humbje prej rreth […]
Nënkryetari i Postës së Maqedonisë, Nikollçe Ugrinov, mbrëmë në emisionin “Biznes 21” në TV21, ka bërë të ditur se performanca financiare e kësaj ndërmarrjeje vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.
Ugrinov deklaroi se gjatë vitit 2025, Posta ka shënuar një humbje prej 5 milionë eurosh.
“E përfunduam vitin 2025 me një humbje prej rreth 5 milionë eurosh. Nuk ka asnjë dallim nga viti 2024. Kjo humbje po rritet nga muaji në muaj,” u shpreh ai.
Lidhur me vonesat në shpërndarjen e dërgesave, Ugrinov pretendoi se ato nuk janë aq të mëdha sa po paraqiten në media. Sipas tij, shifrat zyrtare të pakënaqësisë janë më të ulëta.
“Çdo ditë kemi ankesa nga rreth 10 qytetarë, që i bie rreth 240 ankesa në muaj,” deklaroi Ugrinov.