Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të kushtojnë nga 6 janari

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka marrë vendim për uljen e çmimeve The post Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të kushtojnë nga 6 janari appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 5, 2026 - 21:00
 0
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të kushtojnë nga 6 janari

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka marrë vendim për uljen e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,94 për qind, krahasuar me vendimin e datës 29.12.2025.

Sipas këtij vendimi, çmimet e EUROSUPER BS-95, EUROSUPER BS-98 dhe EURODIZELIT (D-E V) ulen për 0,50 denarë për litër. Ndërkohë, çmimi i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri EL-1 mbetet i pandryshuar.

Gjithashtu, çmimi i mazutit M-1 SU shënon ulje për 0,848 denarë për kilogram, duke u caktuar në 32,801 denarë/kg.

Vendimi hyn në fuqi nga 6 janari 2026, në ora 00:01, kur do të aplikohen çmimet maksimale të mëposhtme:

  • EUROSUPER BS-95 – 70,00 denarë/litër
  • EUROSUPER BS-98 – 72,00 denarë/litër
  • EURODIZEL BS (D-E V) – 64,50 denarë/litër
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë EL-1 – 64,00 denarë/litër
  • Mazut M-1 SU – 32,801 denarë/kilogram

KRRE thekson se vendimi është marrë në bazë të lëvizjeve të çmimeve në tregjet botërore dhe kursit të këmbimit.

Flaka

The post Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të kushtojnë nga 6 janari appeared first on Flaka, në çdo lajm... .