Ulet çmimi i gazit të lëngshëm, masë për stabilizimin e tregut të energjisë
Qeveria njoftoi se nga mesnata është ulur çmimi i gazit të lëngshëm në tregun vendas, ku kompania Makpetrol ka reduktuar çmimin me 5 denarë për litër, nga 59 në 54 denarë, ndërsa edhe në tregtinë me shumicë është shënuar rënie prej rreth 10 denarë për kilogram. Sipas të dhënave të autoriteteve, edhe kompanitë e tjera […]
Qeveria njoftoi se nga mesnata është ulur çmimi i gazit të lëngshëm në tregun vendas, ku kompania Makpetrol ka reduktuar çmimin me 5 denarë për litër, nga 59 në 54 denarë, ndërsa edhe në tregtinë me shumicë është shënuar rënie prej rreth 10 denarë për kilogram. Sipas të dhënave të autoriteteve, edhe kompanitë e tjera kanë ndjekur të njëjtin trend, duke sjellë çmime në pakicë që variojnë nga 53 deri në 54 denarë për litër. Nga Qeveria theksojnë se kjo është rezultat i analizave të Inspektoratit të Tregut dhe marrëveshjes me tregtarët për uljen e marzhave bruto, me qëllim mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe stabilizimin e tregut të energjisë.
“Kemi arritur marrëveshje që këto marzhe të ulen dhe të mbeten në atë nivel edhe në periudhën e ardhshme, në mënyrë që të mos kemi luhatje si ato që do t’i kishim tani – këtë javë ulje, e javën tjetër rritje. Kjo do të thotë se do të kemi ulje prej më shumë se 10% në tregtinë me shumicë dhe nga 9 deri në 10% në pakicë”, deklaroi Marija Miteva – zëdhënëse e qeverisë .