Ultimatum i ri nga Trumpi: “24 orë për marrëveshje ose goditje shkatërruese”

Presidenti amerikan Donald Trump ka dërguar një tjetër mesazh të drejtpërdrejtë ndaj Iran, në prag të nisjes së nesërme të negociatave në Islamabad. “Iranianët duket se nuk e kuptojnë se nuk kanë asnjë kartë përveç shantazhimit afatshkurtër të botës duke përdorur linjat ndërkombëtare detare. E vetmja arsye pse janë ende gjallë sot është që të […]

Prill 11, 2026 - 15:28
Ultimatum i ri nga Trumpi: “24 orë për marrëveshje ose goditje shkatërruese”

Presidenti amerikan Donald Trump ka dërguar një tjetër mesazh të drejtpërdrejtë ndaj Iran, në prag të nisjes së nesërme të negociatave në Islamabad.

“Iranianët duket se nuk e kuptojnë se nuk kanë asnjë kartë përveç shantazhimit afatshkurtër të botës duke përdorur linjat ndërkombëtare detare. E vetmja arsye pse janë ende gjallë sot është që të negociojnë”, shkroi Trump në rrjetet sociale, përcjell INA.

Sipas tij, Irani nuk ka alternativa përveç përpjekjeve për të bllokuar rrugët ndërkombëtare detare, ndërsa paralajmëroi për sulme të reja, edhe më të ashpra, nëse nuk arrihet një marrëveshje brenda 24 orëve.

Në një deklaratë për New York Post, Trump theksoi se anijet luftarake amerikane po furnizohen me armët më të avancuara, si përgatitje për një sulm të mundshëm të zgjatur ndaj Iranit në rast se bisedimet e paqes në Pakistan dështojnë.

“Jemi gati për një fillim të ri. Po i mbushim anijet me armët më të mira të prodhuara ndonjëherë – madje edhe më të mira se ato që përdorëm më parë”, deklaroi ai. “Nëse nuk arrijmë marrëveshje, do t’i përdorim – dhe shumë efektivisht.”(INA)