Unaza e Brendshme drejt përfundimit, Rama: Po punohet edhe natën
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se punimet në Unazën e Brendshme janë drejt përfundimit, duke theksuar se projekti po ecën me ritme të shpejta dhe tashmë është realizuar mbi 90% e punimeve. Në një video të publikuar nga terreni, Rama tha se për ta finalizuar sa më shpejt këtë projekt të


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se punimet në Unazën e Brendshme janë drejt përfundimit, duke theksuar se projekti po ecën me ritme të shpejta dhe tashmë është realizuar mbi 90% e punimeve.
Në një video të publikuar nga terreni, Rama tha se për ta finalizuar sa më shpejt këtë projekt të rëndësishëm për infrastrukturën e kryeqytetit, puna po vazhdon edhe gjatë natës.
“Jemi këtu në Unazën e Brendshme të Prishtinës, 90% të punëve janë të kryera. Tash po punohet edhe natën për me i përfundu edhe këto 10% që janë mbet. Prishtina po transformohet”, tha Rama.
Kryetari i Prishtinës theksoi se Unaza e Brendshme është një prej projekteve më strategjike të mandatit të tij, që do të lehtësojë qarkullimin dhe do të përmirësojë dukshëm infrastrukturën urbane të kryeqytetit.
