Unioni Demokratik Shqiptar VLEN, partia e re që synon bashkimin e koalicionit
TV21 ka siguruar draft-planin sipas të cilit Koalicioni VLEN parashihet të shndërrohet në një parti të vetme politike me emrin Unioni Demokratik Shqiptar VLEN, e cila do të regjistrohet në The post Unioni Demokratik Shqiptar VLEN, partia e re që synon bashkimin e koalicionit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
TV21 ka siguruar draft-planin sipas të cilit Koalicioni VLEN parashihet të shndërrohet në një parti të vetme politike me emrin Unioni Demokratik Shqiptar VLEN, e cila do të regjistrohet në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas dokumentit, ky emër tashmë ekziston si opsion juridik, ndërsa parashihen dy skenarë: themelimi i një partie të re ose ndryshimi i emrit të njërës prej partive ekzistuese në VLEN.
Sipas orientimit politik, VLEN do të pozicionohet në qendrën e djathtë, me bazë ideologjike konservatore, duke theksuar kombin, familjen tradicionale dhe trashëgiminë kulturore. Strategjikisht, partia përcakton orientim të qartë pro-perëndimor, me bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në dhe BE-në, si dhe mbështetje për boshtin Ankara–Sofje–Shkup–Tiranë.
Dokumenti parasheh një strukturë të detajuar organizative. Organi më i lartë do të jetë Kongresi me 500 anëtarë, ku katër partitë themeluese do të kenë nga 150 delegatë secila, ndërsa VV dhe Arbëria nga 50 delegatë. Kongresi do të zgjedhë Presidencën dhe Këshillin e Përgjithshëm.
Këshilli i Përgjithshëm do të ketë 130 anëtarë me përfaqësim proporcional dhe kompetencë për zgjedhjen e Kryesisë Qendrore, miratimin e listave për deputetë dhe vendime strategjike. Kryesia Qendrore do të përbëhet nga 33 anëtarë, ndërsa deputetët, ministrat, zëvendësministrat dhe kryetarët e komunave do të jenë anëtarë automatikë, por pa të drejtë vote.
Risi kryesore është Presidenca katër-anëtarëshe (kryetari, sekretari i përgjithshëm, zëvendëskryetari dhe kryetari i Këshillit të Përgjithshëm), me mandat katërvjeçar dhe vendimmarrje me konsensus. Kryetari i VLEN-it do të ketë mandat njëvjeçar, me rotacion vjetor të përcaktuar me short, ndërsa pozitat e tjera do të dakordohen paraprakisht për të garantuar barazi mes subjekteve përbërëse.
VLEN parashikon krijimin e disa sekretariateve funksionale, përfshirë ato për organizim, politika strategjike dhe marrëdhënie me jashtë, komunikim publik, “ministri në hije”, bartës të funksioneve publike, çështje kadrovike dhe financa, të gjitha me komisione katër-anëtarëshe dhe vendimmarrje me konsensus. Po ashtu, parashihet themelimi i Akademisë Politike të VLEN-it, si dhe Forumit të Gruas dhe Forumit të Rinisë.
Mandati i këtij modeli organizativ do të zgjasë katër vjet, ndërsa buxheti fillestar parashikohet 100 mijë euro, të siguruara nga katër partitë përbërëse me nga 25 mijë euro secila. Selia qendrore do të jetë në Shkup, ndërsa të gjitha zyrat ekzistuese do të ri-brendohen me emrin VLEN.
Sipas planit, partitë aktuale mund të mbeten subjekte juridike vetëm për arsye të financimit shtetëror, por pas kongresit të VLEN-it nuk do të ketë veprim apo përfaqësim politik në emër të ndonjë partie tjetër. Në kuptimin politik dhe përfaqësues, ato do të shuhen, ndërsa parashihet edhe shuarja e tyre formale nëse ekzistojnë zgjidhje juridike.
The post Unioni Demokratik Shqiptar VLEN, partia e re që synon bashkimin e koalicionit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .