UP-ja hap konkursin për bursat studentore
Universiteti i Prishtinës ka hapur konkurs për bursat studentore të vitit akademik 2024- 2015, në nivelin bachelor të studimeve. Sipas njoftimit të shpërndarë nga UP-ja, konkursi për bursa është i hapur nga sot deri më 17 mars 2025, në orën 15:30. “Të drejtë konkurrimi kanë studentët e rregullt të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës, të


Universiteti i Prishtinës ka hapur konkurs për bursat studentore të vitit akademik 2024- 2015, në nivelin bachelor të studimeve. Sipas njoftimit të shpërndarë nga UP-ja, konkursi për bursa është i hapur nga sot deri më 17 mars 2025, në orën 15:30.
“Të drejtë konkurrimi kanë studentët e rregullt të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës, të vitit të dytë e më lart, që nuk kanë ndonjë vit të përsëritur. Aplikuesit e bursave gjithashtu duhet të kenë kryer provimet e parapara të vitit akademik 2023-2024, në afatin e shtatorit të po atij viti, dhe të kenë notën mesatare 9.00”, njoftoi UP-ja për kushtet përmes së cilave studentët mund të jenë përfitues burse.
Por, për studentët e fakulteteve të Ndërtimtarisë, Arkitekturës, Inxhinierisë Mekanike, Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike dhe ata të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore nga departamentet e Matematikës dhe Fizikës, ka një tjetër kriter. Ata mund të aplikojnë edhe me notë mesatare më të ulët, por ajo nuk duhet të jetë nën 8.00.