Pesë persona keqpërdorin detyrën në KRU `Gjakova`, Prokuroria ngre aktakuzë
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. Në komunikatën e dërguar për media bëhet me dije se të pandehurit duke qenë punëtorë të Kompanisë Rajonale te Ujësjellësit K.R.U “Gjakova”, dega në Rahovec, kanë shfrytëzuar mjetet si kamionin, eskavatorin, derivatin dhe materialin e nevojshëm për kyqjen


Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Në komunikatën e dërguar për media bëhet me dije se të pandehurit duke qenë punëtorë të Kompanisë Rajonale te Ujësjellësit K.R.U “Gjakova”, dega në Rahovec, kanë shfrytëzuar mjetet si kamionin, eskavatorin, derivatin dhe materialin e nevojshëm për kyqjen e ujësjellësit, për përfitime të tyre vetanake.