Vajza e Jozefina Topallit në pritje të ëmbël, ndan lajmin me ndjekësit
Një atmosferë feste dhe gëzimi ka përfshirë familjen e ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, në këtë prag festash. Vajza e saj, Margerita Topalli, ka ndarë me ndjekësit lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka zbuluar se familja e tyre po zgjerohet dhe se së shpejti […] The post Vajza e Jozefina Topallit në pritje të ëmbël, ndan lajmin me ndjekësit appeared first on InfoShqip.com.
Një atmosferë feste dhe gëzimi ka përfshirë familjen e ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, në këtë prag festash.
Vajza e saj, Margerita Topalli, ka ndarë me ndjekësit lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka zbuluar se familja e tyre po zgjerohet dhe se së shpejti do të mirëpresin një anëtar të ri.
Margerita dhe bashkëshorti i saj, Angji Serreqi, do të bëhen prindër për herë të tretë. Çifti, i cili ka tashmë dy djem, duket se po përjeton një nga periudhat më të bukura të jetës së tyre.
Në foton e publikuar krah pemës së Krishtlindjes, Margerita shfaqet mjaft e lumtur pranë bashkëshortit dhe dy fëmijëve, duke konfirmuar se ky vit është i veçantë për ta pasi janë në pritje të gjithçkaje të bukur që po vjen në familjen e tyre.
Siç duket, magjia e festave këtë vit për familjen Topalli-Serreqi ka një kuptim akoma më të thellë, duke e bërë këtë pritje të ëmbël kryefjalën e festimeve të tyre të fundvitit. /Prive By Liberta Spahiu
The post Vajza e Jozefina Topallit në pritje të ëmbël, ndan lajmin me ndjekësit appeared first on InfoShqip.com.