Valbon Limani: Çfarëdo emri të sjellë VLEN, ne jemi gati për fitore në Gostivar
Lidhur me emrat që qarkullojnë për garën zgjedhore në Gostivar, Valbon Limani deklaroi se deri më tani të gjitha zërat për kandidatura mbeten pa asnjë konfirmim zyrtar nga ana e The post Valbon Limani: Çfarëdo emri të sjellë VLEN, ne jemi gati për fitore në Gostivar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Lidhur me emrat që qarkullojnë për garën zgjedhore në Gostivar, Valbon Limani deklaroi se deri më tani të gjitha zërat për kandidatura mbeten pa asnjë konfirmim zyrtar nga ana e oponentëve politikë.
Në emisionin Politica në Tv Globi, Limani tha se pavarësisht emrave të ndryshëm joformalë që qarkullojnë, ende nuk është paraqitur asnjë kandidat konkret.
“Kanë qarkulluar shumë emra, por nuk ka asgjë konkrete. Ne vazhdojmë me aktivitetet tona dhe nuk na ndërron absolutisht asgjë emri që do ta përzgjedhin. Cili do qoftë kandidati i koalicionit VLEN, ne e presim në garën e 11 janarit”, u shpreh Limani, duke theksuar se ekipi i tij është plotësisht i përgatitur.
Ai bëri të ditur se më 11 dhjetor pritet të sqarohen të gjitha emrat që do të hyjnë në garë – qoftë nga koalicionet politike, qoftë nga kandidatët e pavarur, për të cilët tashmë ka nisur mbledhja e nënshkrimeve.
“Më 11 dhjetor do të kemi qartësi të plotë se kush garon dhe si garon. E rëndësishme është se populli do ta thotë fjalën e vet më 11 janar”, deklaroi ai.
Limani gjithashtu nënvizoi se nuk trembet nga asnjë kundërkandidat dhe se besimi i qytetarëve mbetet forca kryesore e fushatës së tij.
Sipas procedurave zgjedhore, afati për dorëzimin e kandidaturave përfundon më 11 dhjetor. Gazeta Flaka
The post Valbon Limani: Çfarëdo emri të sjellë VLEN, ne jemi gati për fitore në Gostivar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .