Zenku zbulon prapaskenat: Tentim për ndryshim të shumicës në Këshillin e Gostivarit – dështoi në momentet e fundit
Në emisionin Politica në Tv Globi, ku i ftuar ishte kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve Flaka, Driton Zenku, ka zbuluar prapaskenat The post Zenku zbulon prapaskenat: Tentim për ndryshim të shumicës në Këshillin e Gostivarit – dështoi në momentet e fundit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Në emisionin Politica në Tv Globi, ku i ftuar ishte kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, gazetari dhe themeluesi i Agjencisë së Lajmeve Flaka, Driton Zenku, ka zbuluar prapaskenat e tentimeve për të ndryshuar shumicën në seancën konstitutive të Këshillit Komunal të Gostivarit.
Zenku deklaroi se ka pasur përpjekje për krijimin e një shumice të re mes koalicionit VLEN dhe VMRO-DPMNE-së, duke tentuar të joshin këshilltarë të caktuar.
“Detyrimisht t’i themi gjërat ashtu siç janë. Ka pasur tentativë për të krijuar një shumicë të re në Këshillin Komunal në Gostivar. Janë joshur këshilltarë nga radhët e AKI-së, respektivisht këshilltarët nga radhët e ASH-së së Ziadin Selës, për të ndryshuar bindje me premtime për post kryetari të këshillit komunal, drejtor në Ndërmarrjen Publike Komunale ‘Komunalec’, e tjerë. Por ky tentim ka dështuar dhe është konfirmuar shumica e re e Këshillit Komunal me këshilltarët e AKI-së dhe këshilltarin e LSDM-së”, theksoi Zenku.
Ky informacion u konfirmua edhe nga kryetari Valbon Limani, i cili pranoi se ka pasur tentativa të tilla për ndryshim të shumicës.
Sipas të dhënave të siguruara nga Flaka, nisma për këtë veprim dyshohet të jetë iniciuar nga ministri Azir Aliu, i cili ka zhvilluar takime me këshilltarë nga ASH-ja e Ziadin Selës. Megjithatë, përpjekja ka dështuar në momentet e fundit.
Në fund, me 13 vota pro – përfshirë të gjithë këshilltarët e koalicionit AKI dhe këshilltarin e LSDM-së – u konfirmua shumica e re, ndërsa për kryetar të Këshillit u zgjodh Valdet Xhaferi nga koalicioni AKI. Gazeta Flaka
The post Zenku zbulon prapaskenat: Tentim për ndryshim të shumicës në Këshillin e Gostivarit – dështoi në momentet e fundit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .