Valbon Limani e zyrtarizoi kandidaturën, Nevzat Bejta konfirmon pjesëmarrjen në garë

Gara për Komunën e Gostivarit tashmë ka marrë formë zyrtare, pasi Valbon Limani dhe Nevzat Bejta kanë konfirmuar sot kandidaturat e tyre për zgjedhjet e ardhshme lokale. Valbon Limani, i The post Valbon Limani e zyrtarizoi kandidaturën, Nevzat Bejta konfirmon pjesëmarrjen në garë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 10, 2025 - 23:00
 0
Valbon Limani e zyrtarizoi kandidaturën, Nevzat Bejta konfirmon pjesëmarrjen në garë

Gara për Komunën e Gostivarit tashmë ka marrë formë zyrtare, pasi Valbon Limani dhe Nevzat Bejta kanë konfirmuar sot kandidaturat e tyre për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Valbon Limani, i cili dorëzoi zyrtarisht kandidaturën e tij, deklaroi se mbështetja qytetare është motivimi kryesor për vazhdimin e garës.

“Sot dorëzova kandidaturën për të udhëhequr Komunën e Gostivarit si kryetari i saj. Ju ma dhatë fitoren dhe kjo më motivon edhe më shumë. Për paraardhësit tanë, për ju dhe për brezat që do të vijnë, jam gati të punoj me të gjithë dhe për të gjithë! Me Gostivarin në zemër,” tha Limani.

Ndërkohë, Nevzat Bejta nga VLEN ka konfirmuar se do të jetë kandidat i koalicionit, pas konsultimeve të brendshme dhe analizave të strukturave partiake.

“Të nderuar qytetarë të Gostivarit, me lejen e Zotit, me vullnetin e qytetarëve, me rezultatet e anketimeve dhe pas konsultimeve me liderët e VLEN-it, është vendosur që kandidati i VLEN-it për këto zgjedhje në Gostivar të jem unë,” deklaroi Bejta.

Ai bëri të ditur se kandidatura e tij do të zyrtarizohet nesër.

“Për zyrtarizimin e kësaj nisme të ndershme dhe me qëllim të vetëm – të mirën e qytetit dhe të qytetarëve të Gostivarit – nesër në orën 12:00 do të dorëzojmë kandidaturën pranë Komisionit Komunal Zgjedhor. Ju ftojmë që nesër, në orën 12:00, te parku i vogël pranë komunës, të merrni pjesë në ceremoninë e dorëzimit të kandidaturës. Takohemi nesër. Na priftë e mbara,” u shpreh ai.

Me këto dy kandidatura të konfirmuara, gara për Gostivarin pritet të jetë një ndër më të ndjekurat e këtij cikli zgjedhor. Gostivari Sot

The post Valbon Limani e zyrtarizoi kandidaturën, Nevzat Bejta konfirmon pjesëmarrjen në garë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .