Ali Ahmeti viziton Nënën e UÇK-së në Peshter të Brusit: Një shtëpi që ushqeu mbi 300 luftëtarë të lirisë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka realizuar sot një vizitë simbolike dhe me peshë të veçantë historike në Peshter të Brusit, në shtëpinë-bazë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, te e The post Ali Ahmeti viziton Nënën e UÇK-së në Peshter të Brusit: Një shtëpi që ushqeu mbi 300 luftëtarë të lirisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 10, 2026 - 00:30
 0
Ali Ahmeti viziton Nënën e UÇK-së në Peshter të Brusit: Një shtëpi që ushqeu mbi 300 luftëtarë të lirisë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka realizuar sot një vizitë simbolike dhe me peshë të veçantë historike në Peshter të Brusit, në shtëpinë-bazë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, te e njohura si “Nëna e UÇK-së”, Nënë Stane Pjetër Gashi.

“Sot pata nderin e madh dhe kënaqësinë e veçantë të bëj një vizitë në Peshter të Brusit, në shtëpinë-bazë të luftës së armatosur çlirimtare të UÇK-së, në shtëpinë e Nënës së UÇK-së, Nënë Stane Pjetër Gashi”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka theksuar se është pritur me ngrohtësi të jashtëzakonshme nga Nënë Stana, e cila sot është 80 vjeçare, së bashku me fëmijët e saj, ish-ushtarët e UÇK-së Filip dhe Fatmir Gashi, si dhe vajza File Gashi.

“Nëna Stane, së bashku me djemtë dhe vajzën e saj, më priti me traditën e pastër të familjes autentike shqiptare. Një ngrohtësi që të mbetet në zemër”, shprehet Ahmeti.

Sipas tij, Nënë Stana është një figurë emblematike e luftës çlirimtare, e cila gjatë luftës ka strehuar dhe ndihmuar mbi 300 luftëtarë të UÇK-së.

“Lokemadhja e UÇK-së, nëna që gjatë luftës ka pritur e përcjellë mbi 300 luftëtarë, duke u dhënë bukë, duke u pastruar plagët dhe rrobat, qëndron e fortë edhe sot”, thekson Ahmeti, duke i uruar shëndet, jetë të gjatë dhe lumturi në rrethin familjar.

Një moment i veçantë i vizitës ishte dhurata simbolike që Nënë Stana i bëri Ali Ahmetit – librin “Nëna e mbi treqind luftëtarëve” të shkrimtarit Ibrahim Kadriu.

“Një nder i veçantë për mua ishte dhurata që më bëri, librin ‘Nëna e mbi treqind luftëtarëve’, të cilin do ta ruaj si një nga dhuratat më të çmuara të jetës sime”, ka theksuar ai.

Ahmeti e cilësoi vizitën si një emocion të jashtëzakonshëm, duke theksuar se ajo shtëpi ka qenë vatër e ushqimit, strehimit dhe shpresës për heronj, dëshmorë, komandantë dhe drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërkohë, veprimtari dhe ish-ushtari i UÇK-së Ismet Sylejmani, në reagimin e tij, e ka cilësuar vizitën si historike.

“Në krahët e Nënës Stanë Pjetër Gashi! Përqafim shekulli! Shkon te Nëna e UÇK-së biri i madh i truallit të Arbërit. Realizon vizitë të madhe historike e kombëtare udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit, Ali Ahmeti”, ka shkruar Sylejmani.

Vizita në Peshter të Brusit u vlerësua si një akt respekti dhe kujtese për sakrificën e familjeve shqiptare që mbajtën gjallë luftën çlirimtare dhe themelet e lirisë. Gazeta Flaka

The post Ali Ahmeti viziton Nënën e UÇK-së në Peshter të Brusit: Një shtëpi që ushqeu mbi 300 luftëtarë të lirisë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .