Valbon Limani: “Le të jemi të bashkuar në vlerat e Zotit” – Uron besimtarët për Ramazan
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke e cilësuar këtë periudhë si kohë sakrifice, përkushtimi The post Valbon Limani: “Le të jemi të bashkuar në vlerat e Zotit” – Uron besimtarët për Ramazan appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, duke e cilësuar këtë periudhë si kohë sakrifice, përkushtimi dhe solidariteti.
Në mesazhin e tij, Limani thekson se Ramazani është moment reflektimi shpirtëror, forcimi të besimit dhe shtimi të veprave të mira, duke ftuar qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë muaj për t’u afruar më shumë me njëri-tjetrin.
“Le ta shfrytëzojmë këtë periudhë të bekuar për të forcuar besimin, për të bërë më shumë vepra të mira dhe për të qenë më pranë njëri-tjetrit. Qofshin lutjet tona të dëgjuara dhe dedikimi ynë i pranuar. Le të jemi të gjithë të bashkuar në vlerat e Zotit”, thuhet në urimin e tij.
Në fund, ai uroi agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët, duke shprehur dëshirën që Ramazani të sjellë paqe, harmoni dhe mirësi në çdo familje. Gazeta Flaka
The post Valbon Limani: “Le të jemi të bashkuar në vlerat e Zotit” – Uron besimtarët për Ramazan appeared first on Flaka, në çdo lajm... .