Valdet Xhaferi: Mirë se vini në vendlindje, bashkëqytetarë tanë!
Valdet Xhaferi, kryetar i degës së BDI-së në Gostivar, u ka drejtuar një mesazh mirëseardhjeje bashkëqytetarëve që po kthehen në vendlindje për pushime, duke theksuar rëndësinë e rikthimit të tyre The post Valdet Xhaferi: Mirë se vini në vendlindje, bashkëqytetarë tanë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Valdet Xhaferi, kryetar i degës së BDI-së në Gostivar, u ka drejtuar një mesazh mirëseardhjeje bashkëqytetarëve që po kthehen në vendlindje për pushime, duke theksuar rëndësinë e rikthimit të tyre për jetën e qytetit dhe familjet.
“Gostivari ju pret me zemër të hapur, me rrugët e fëmijërisë, me shtëpitë që mbajnë mall dhe me njerëzit që nuk ju kanë harruar kurrë,” ka deklaruar Xhaferi.
Sipas tij, prania e mërgimtarëve i jep energji qytetit dhe forcon lidhjet familjare. “Rikthimi juaj i jep jetë qytetit dhe forcë familjeve tona,” ka theksuar ai.
Në fund të mesazhit, Xhaferi ka uruar pushime të mbara dhe mirëseardhje në vendlindje: “Pushime të mbara dhe mirëseardhje në shtëpinë tuaj.” Gazeta Flala
The post Valdet Xhaferi: Mirë se vini në vendlindje, bashkëqytetarë tanë! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .