Limani dhe Bejta shtrënguan duart, u zotuan për zgjedhje fer dhe demokratike
Kandidatët për kryetar të Komunës së Gostivarit sot nënshkruan Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike. Me këtë rast, ata u zotuan se nuk do të ushtrojnë presion ndaj administratës publike The post Limani dhe Bejta shtrënguan duart, u zotuan për zgjedhje fer dhe demokratike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kandidatët për kryetar të Komunës së Gostivarit sot nënshkruan Kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike. 
Me këtë rast, ata u zotuan se nuk do të ushtrojnë presion ndaj administratës publike dhe institucioneve të tjera të financuara nga buxheti i shtetit. Kandidatët po ashtu u angazhuan se gjatë fushatës zgjedhore nuk do të përdorin gjuhë të urrejtjes.

Kodi u nënshkrua nga Valbon Limani, kandidat i koalicionit AKI, dhe Nevzat Bejta, kandidat i VLEN-it, të cilët garojnë në zgjedhjet e përsëritura lokale të 11 janarit në Komunën e Gostivarit. Gazeta Flaka



The post Limani dhe Bejta shtrënguan duart, u zotuan për zgjedhje fer dhe demokratike appeared first on Flaka, në çdo lajm... .