Vdekja e 18-vjeçarit në Kçiq të Mitrovicës, Policia nis hetimin

Një ngjarje tragjike ka tronditur Mitrovicën, pasi një person rreth 18-vjeç është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së dielës. Ngjarja është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Sipas zëdhënësit Avni Zahiti për Jepi zë, rreth orës 18:40, është raportuar se një person mashkull, rreth 18-vjeçar, është sjellë pa shenja jete në spital. Njësitet relevante

shkurt 23, 2026 - 00:00
 0
Vdekja e 18-vjeçarit në Kçiq të Mitrovicës, Policia nis hetimin
vdekja-e-18-vjecarit-ne-kciq-te-mitrovices,-policia-nis-hetimin

vdekja-e-18-vjecarit-ne-kciq-te-mitrovices,-policia-nis-hetimin

Një ngjarje tragjike ka tronditur Mitrovicën, pasi një person rreth 18-vjeç është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së dielës.

Ngjarja është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Sipas zëdhënësit Avni Zahiti për Jepi zë, rreth orës 18:40, është raportuar se një person mashkull, rreth 18-vjeçar, është sjellë pa shenja jete në spital. Njësitet relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Rasti është iniciuar dhe po hetohet si ‘Hetim mbi vdekjen’. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet për obduksion në Instituti i Mjekësisë Ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes,” tha Zahiti.