Vdekjet në vendin e punës, Andin Hoti: Do të nisim aksion inspektimesh në mbarë vendin
Vdekja e shtatë personave në vendin e punës, vetëm brenda katër muajve, ka vënë në lëvizje institucionet e Kosovës. Të hënën, ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës, Andin Hoti, ka njoftuar se do të nisë inspektime të mëdha në gjithë territorin e vendit, me qëllim të zbatimit të ligjit dhe parandalimit të rasteve


Vdekja e shtatë personave në vendin e punës, vetëm brenda katër muajve, ka vënë në lëvizje institucionet e Kosovës.
Të hënën, ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës, Andin Hoti, ka njoftuar se do të nisë inspektime të mëdha në gjithë territorin e vendit, me qëllim të zbatimit të ligjit dhe parandalimit të rasteve të tilla.
Nëpërmjet një videoje të postuar në rrjetin social, Facebook, ministri Hoti ka thënë se tashmë ka marrë vendim për aksion kombëtar të inspektimeve. Sipas tij, kompanitë që nuk ofrojnë siguri në vendin e punës, do të ndalohen së punuari.
Ai ka thënë se do të merren një mori masash, derisa ndaj atyre që nuk i respektojnë kriteret do të ndëshkohen sipas ligjit. Hoti ka thënë se inspektime do të bëhen edhe gjatë ditëve festive dhe do të fillojnë monitorimin edhe me pajisje moderne dhe në orare të ndryshme. Ai u ka bërë thirrje edhe të gjithë qytetarëve që të lajmërojnë rastet kur hasin që nuk po respektohen kushtet në vendin e punës. /Klankosova.tv
