Vdes 25-vjeçarja në Istog – dyshohet se u plagos me armën zyrtare të bashkëshortit polic

Një grua e re ka humbur jetën pasi ishte plagosur me armë zjarri sot në Istog. Sipas stafit mjekësor, 25-vjeçarja iu nënshtrua menjëherë ndërhyrjes kirurgjike emergjente, por përkundër përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor, ajo nuk arriti të mbijetojë dhe u konstatua e vdekur rreth orës 19:00. Sipas Sinjalit, dyshohet se gruaja u qëllua me armën […]

shkurt 20, 2026 - 21:00
 0
Vdes 25-vjeçarja në Istog – dyshohet se u plagos me armën zyrtare të bashkëshortit polic

Një grua e re ka humbur jetën pasi ishte plagosur me armë zjarri sot në Istog.

Sipas stafit mjekësor, 25-vjeçarja iu nënshtrua menjëherë ndërhyrjes kirurgjike emergjente, por përkundër përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor, ajo nuk arriti të mbijetojë dhe u konstatua e vdekur rreth orës 19:00.

Sipas Sinjalit, dyshohet se gruaja u qëllua me armën e shërbimit të bashkëshortit të saj.