Vëllai sulmon fizikisht motrën në Pejë
Është arrestuar e më pas liruar i dyshuari që sulmoi fizikisht motrën e tij në Pejë. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se rasti ka ndodhur të shtunën dhe viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar. “Pejë 15.11.2025-15:30. Dyshohet se ankuesja f/k është sulmuar fizikisht


Është arrestuar e më pas liruar i dyshuari që sulmoi fizikisht motrën e tij në Pejë.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se rasti ka ndodhur të shtunën dhe viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar.
“Pejë 15.11.2025-15:30. Dyshohet se ankuesja f/k është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
