Vendoset pllaka përkujtimore në Taukbahçe, Rama: Liria nuk dhurohet, por fitohet me guxim
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është vendosur pllaka përkujtimore në Taukbahçe, për nderë të shqiptarëve që u vranë pas Luftës së Dytë Botërore. Në një postim në Facebook, Rama tha se Kosova është plagë dhe dinjitet. “Kujtesa e të rënëve është amaneti ynë i përjetshëm. Në Taukbahçe, aty ku mijëra


Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është vendosur pllaka përkujtimore në Taukbahçe, për nderë të shqiptarëve që u vranë pas Luftës së Dytë Botërore.
Në një postim në Facebook, Rama tha se Kosova është plagë dhe dinjitet.
“Kujtesa e të rënëve është amaneti ynë i përjetshëm. Në Taukbahçe, aty ku mijëra shqiptarë u pushkatuan pas Luftës së Dytë Botërore, vendosëm pllakën përkujtimore. Ky vend është plagë, por edhe dinjitet – një kujtesë që na mëson se liria nuk dhurohet, por fitohet me guxim”, ka shkruar ai.
