Vetëdorëzohet në Policinë e Prizrenit, i dënuari me mbi tri vjet burg për narkotikë

Policia në Prizren, ka njoftuar se duke vepruar sipas një plani taktik-operativ, pa ndërprerë kanë kërkuar personin e shpallur në kërkim sipas tri urdhërarresteve, i dënuari me inicialet A. Q., mashkull nga Prizreni, është vetëdorëzuar në Qendrën e Paraburgimit. I njëjti, sipas Policisë ka qenë në kërkim me tri urdhëresa dhe ishte i dënuar gjithsej

shkurt 19, 2026 - 14:00
 0
Vetëdorëzohet në Policinë e Prizrenit, i dënuari me mbi tri vjet burg për narkotikë
vetedorezohet-ne-policine-e-prizrenit,-i-denuari-me-mbi-tri-vjet-burg-per-narkotike

vetedorezohet-ne-policine-e-prizrenit,-i-denuari-me-mbi-tri-vjet-burg-per-narkotike

Policia në Prizren, ka njoftuar se duke vepruar sipas një plani taktik-operativ, pa ndërprerë kanë kërkuar personin e shpallur në kërkim sipas tri urdhërarresteve, i dënuari me inicialet A. Q., mashkull nga Prizreni, është vetëdorëzuar në Qendrën e Paraburgimit.

I njëjti, sipas Policisë ka qenë në kërkim me tri urdhëresa dhe ishte i dënuar gjithsej me 3 vjet e 110 ditë burg efektiv, me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

“I arrestuari është dënuar me 3 vjet e 110 ditë burg, në tri raste të ndryshme, për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, sipas nenit 267, paragrafi 2 i KPRK-së”, thotë PK.