Vetëplagoset me armë zjarri një 50-vjeçar në Lipjan

Një burrë është vetëplagosur sot me armë zjarri në fshatin Mirenë të Lipjanit. Viktima, 50-vjeçar, u dërgua fillimisht për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas, ndërsa më pas u transferua në QKUK për kujdes të specializuar. Detaje rreth gjendjes së tij shëndetësore janë dhënë nga Qendra Emergjente. Drejtori i Emergjencës Naser Syla, tha 

dhjetor 14, 2025 - 20:00
 0
Vetëplagoset me armë zjarri një 50-vjeçar në Lipjan
Vetëplagoset me armë zjarri një 50-vjeçar në Lipjan

Vetëplagoset me armë zjarri një 50-vjeçar në Lipjan

Një burrë është vetëplagosur sot me armë zjarri në fshatin Mirenë të Lipjanit.

Viktima, 50-vjeçar, u dërgua fillimisht për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas, ndërsa më pas u transferua në QKUK për kujdes të specializuar.

Detaje rreth gjendjes së tij shëndetësore janë dhënë nga Qendra Emergjente.

Drejtori i Emergjencës Naser Syla, tha  se gjendja e tij për momentin është stabile.

“Janë kryer ekzaminimet e nevojshme, tani është në sallën operative të Emergjencës duke u intervenuar nga ekipët e anestezionit dhe urologjisë, pas operacionit do të transferohët në Klinikën e Urologjisë për trajtim të metutjeshëm”, deklaroi Syla.