Vezir Haziraj me 12 aktakuza përfundon një muaj në paraburgim – deklarohen nga Gjykata
Gjykata Themelore e Pejës ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Vezir Hazirajt. Kjo u bë e ditur nga kjo gjykatë në një përgjigje për Klankosova.tv. Ju njoftojmë se gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgji...


Gjykata Themelore e Pejës ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Vezir Hazirajt.
Kjo u bë e ditur nga kjo gjykatë në një përgjigje për Klankosova.tv.
Ju njoftojmë se gjyqtari i procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe shqyrtimit të kërkesës për caktim të masës së paraburgimit, me Aktvendimin me shenjën DKR.PP.nr.135/26 të datës 16.08.2026, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të njëjtit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet në përgjigje.
I njëjti që u arrestua të shtunën rezulton të ketë pasur probleme me drejtësinë që nga mosha 16-vjeçare.
Sipas dosjes së siguruar nga Klan Kosova, ndaj tij janë ngritur 12 aktakuza për vepra të ndryshme penale, .
Në vitin 2018, ai u dënua me 6 vjet e 6 muaj burgim për tentim-vrasje të rëndë ndaj të dashurës 17-vjeçare, të cilën e kishte goditur me thikë. Për arratisje ishte dënuar me 4 muaj burgim, ndërsa edhe brenda burgut kishte kryer vepër penale, për të cilën mori një tjetër dënim prej 4 muajsh.
Aktakuzat e tjera lidhen kryesisht me vjedhje të lehta dhe të rënda, ndërsa disa raste të ngritura që nga viti 2016 nuk janë gjykuar.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.