VIDEO/ Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

Pamje dramatike janë siguruar nga CNN dhe konfirmuar nga ushtria izraelite, ku duket një rezervist izraelit që përplas me motorin e tij një burrë palestinez ndërsa ai po falej në pjesën e pushtuar të Bregut Perëndimor. Sulmi ndodhi disa orë pasi ushtari kishte qëlluar me armë zjarri në zonë. Pamjet tregojnë një burrë izraelit duke […]

dhjetor 26, 2025 - 14:30
 0
VIDEO/ Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

Pamje dramatike janë siguruar nga CNN dhe konfirmuar nga ushtria izraelite, ku duket një rezervist izraelit që përplas me motorin e tij një burrë palestinez ndërsa ai po falej në pjesën e pushtuar të Bregut Perëndimor.

Sulmi ndodhi disa orë pasi ushtari kishte qëlluar me armë zjarri në zonë.

Pamjet tregojnë një burrë izraelit duke drejtuar një “quad bike” përgjatë një shtegu në qytetin Deir Jarir, në Ramallah. Në video, duket qartë që ai e drejton mjetin drejt burrit mysliman që po falej në anë të rrugës.

Pas përplasjes, palestinezi çohet me vështirësi dhe shihet duke ecur sërish drejt rezervistit që e kishte goditur.

Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), ushtari kishte qëlluar me armë zjarri më herët gjatë asaj dite në Deir Jarir, ndërsa ishte i veshur me rroba civile.

IDF thotë se i ka përjashtuar nga ushtria dhe i ka konfiskuar armët.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CNN (@cnn)