Vjen reagimi nga Akademia Shqiptare në RMV: Duhet zbatim i plotë i gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit
Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art në Maqedoni vlerëson se zhvillimet e fundit, përfshirë protestat studentore në Shkup, kanë rikthyer në vëmendje çështje të pazgjidhura që lidhen me The post Vjen reagimi nga Akademia Shqiptare në RMV: Duhet zbatim i plotë i gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art në Maqedoni vlerëson se zhvillimet e fundit, përfshirë protestat studentore në Shkup, kanë rikthyer në vëmendje çështje të pazgjidhura që lidhen me përdorimin e gjuhës shqipe dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Sipas Akademisë, përfaqësuesit politikë shqiptarë ndër vite nuk kanë arritur gjithmonë të sigurojnë zbatimin e plotë dhe të qëndrueshëm të të drejtave gjuhësore, duke lënë hapësirë për interpretime të ndryshme dhe zbatim të pjesshëm të ligjeve në praktikë.
Në reagim, Akademia thekson se kundërshtimet ndaj përdorimit të gjuhës shqipe shpesh burojnë nga iniciativa dhe qëndrime institucionale. Në këtë kontekst përmendet letra e dhjetorit 2017 e iniciuar nga Gordana Siljanovska, Katica Kullakova dhe përfaqësues të Institutit për Gjuhën Maqedonase, e cila më pas u adresua edhe në Gjykatën Kushtetuese, si dhe deklarata e 26 marsit 2025 nga drejtues të ASHAM-it, ku është shprehur qëndrimi se gjuha shqipe nuk duhet të përdoret në disa sektorë publikë.
Akademia Shqiptare në Maqedoni kërkon dialog politik konstruktiv dhe zbatim të barabartë të gjuhës shqipe dhe maqedonase në të gjitha institucionet, duke theksuar se të drejtat gjuhësore nuk mund të kufizohen përmes interpretimeve institucionale selektive.
Sipas saj, çdo qasje përjashtuese ndaj gjuhës shqipe bie ndesh me frymën e barazisë dhe bashkëjetesës që synon rendi kushtetues i vendit. Gazeta Flaka
The post Vjen reagimi nga Akademia Shqiptare në RMV: Duhet zbatim i plotë i gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .