VLEN drejt modelit të ri: Bashkëkryetarë me rotacion Fetai–Sali dhe Kasami–Mexhiti
Procesi i bashkimit të koalicionit VLEN në një subjekt të vetëm politik po hyn në fazën finale, ndërsa burime të brendshme bëjnë të ditur se po shqyrtohet një model i ri udhëheqjeje me bashkëkryetarë me rotacion, për të garantuar barazi dhe përfaqësim të plotë të të gjitha strukturave. Sipas këtyre informacioneve, në krye të partisë […] The post VLEN drejt modelit të ri: Bashkëkryetarë me rotacion Fetai–Sali dhe Kasami–Mexhiti appeared first on InfoShqip.com.
Procesi i bashkimit të koalicionit VLEN në një subjekt të vetëm politik po hyn në fazën finale, ndërsa burime të brendshme bëjnë të ditur se po shqyrtohet një model i ri udhëheqjeje me bashkëkryetarë me rotacion, për të garantuar barazi dhe përfaqësim të plotë të të gjitha strukturave.
Sipas këtyre informacioneve, në krye të partisë së ardhshme do të vendoset një formulë e balancuar:
• Arben Fetai dhe Bekim Sali si një bosht udhëheqës
• Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti si boshti tjetër drejtues
Ky model parashikon që drejtimi të mos jetë i përqendruar vetëm në dy figura, por të funksionojë mbi parimin e rotacionit dhe bashkëpërgjegjësisë politike, duke reflektuar realitetin e partneritetit brenda VLEN-it.
Burimet theksojnë se ky konfigurim synon të shmangë ndarjet e brendshme dhe të sigurojë një strukturë të drejtë për të gjitha komponentët, përfshirë Alternativën dhe fraksionin e Aleancës për Shqiptarët.
Zyrtarizimi i subjektit të ri politik pritet të ndodhë muajin e ardhshëm, pas përfundimit të muajit të Ramazanit, ndërsa negociatat për organet drejtuese dhe përfaqësimin proporcional janë ende në zhvillim.
Modeli i rotacionit shihet si një hap modern drejt konsolidimit të VLEN-it si forcë e re politike, me synim që vendimmarrja të jetë gjithëpërfshirëse dhe jo e dominuar nga një krah i vetëm.
The post VLEN drejt modelit të ri: Bashkëkryetarë me rotacion Fetai–Sali dhe Kasami–Mexhiti appeared first on InfoShqip.com.