VLEN-i unik në mbështetje të Bilall Kasamit në Tetovë
Koalicioni qeverisës shqiptar VLEN ka shfaqur sonte unitetin e tij të plotë në mbështetje të Bilall Kasamit, aktualisht kryetar i Komunës së Tetovës, i cili garon për një mandat të dytë në balotazhin e së dielës. Njëri nga drejtuesit e koalicionit, Zeqirja Ibrahimi, ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi të përbashkët të liderëve të […]
Koalicioni qeverisës shqiptar VLEN ka shfaqur sonte unitetin e tij të plotë në mbështetje të Bilall Kasamit, aktualisht kryetar i Komunës së Tetovës, i cili garon për një mandat të dytë në balotazhin e së dielës.
Njëri nga drejtuesit e koalicionit, Zeqirja Ibrahimi, ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi të përbashkët të liderëve të VLEN-it, të realizuar në Tetovë, duke e shoqëruar me një mesazh të qartë mbështetjeje për Kasamin.
“Një takim pune me kryetarin e tanishëm dhe të ardhshëm të Tetovës. Tetova mbetet në duar të sigurta…
VLEN-i vazhdon fuqishëm për pesëshen dytë,” – ka shkruar Ibrahimi.
Ky takim dhe mesazhi i publikuar interpretohen si shenjë e kohezionit të brendshëm në radhët e VLEN-it dhe e përkushtimit për të konsoliduar pushtetin lokal në qytetin e Tetovës, që konsiderohet një nga bastionet kryesore politike të këtij koalicioni./Zyrtare.net