VLEN me numrat 1 dhe 5 në zgjedhjet lokale të 11 janarit në Gostivar dhe Vrapçishtë
Koalicioni VLEN në zgjedhjet lokale të caktuara për 11 janar në Komunën e Gostivarit do të garojë me numrin rendor 1, me kandidatin për kryetar komune Nevzat Bejta. Ndërkohë, në The post VLEN me numrat 1 dhe 5 në zgjedhjet lokale të 11 janarit në Gostivar dhe Vrapçishtë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Koalicioni VLEN në zgjedhjet lokale të caktuara për 11 janar në Komunën e Gostivarit do të garojë me numrin rendor 1, me kandidatin për kryetar komune Nevzat Bejta. Ndërkohë, në Komunën e Vrapçishtit, VLEN mbështet kandidatin e pavarur Zulhajrat Demiri, i cili në fletëvotim garon me numrin rendor 5.
Numrat rendorë 1 dhe 5, në frymën e sloganit “Një Zë”, pasqyrojnë qasjen politike të VLEN-it, të ndërtuar mbi vendimmarrjen që buron drejtpërdrejt nga qytetarët dhe mbi angazhimin për një qeverisje që u shërben interesave të tyre.
Nga VLEN theksojnë se koalicioni ka fituar në 10 komuna, duke e lënë jashtë loje politike AKI-në, e cila, sipas tyre, sot ekziston vetëm formalisht në Gostivar dhe Vrapçishtë. Ky rezultat, vlerësojnë ata, dëshmoi qartë refuzimin e qytetarëve ndaj, siç e quajnë, mashtrimit politik të “referendumit”.
Me 11 janar, VLEN fton qytetarët që ta vulosin sërish këtë vullnet, duke u ngritur si një zë i vetëm. Qytetarët e Gostivarit ftohen të votojnë numrin 1, ndërsa ata të Vrapçishtit të mbështesin numrin 5, me synimin për fitore dhe një qeverisje që punon për qytetarët.
VLEN – Një Zë.
The post VLEN me numrat 1 dhe 5 në zgjedhjet lokale të 11 janarit në Gostivar dhe Vrapçishtë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .