VLEN: Po korrigjohet padrejtësia shumëvjeçare ndaj universiteteve shqiptare
Universitetet shqiptare për vite me radhë janë trajtuar si institucione të dorës së dytë, të përjashtuara nga trajtimi i barabartë institucional dhe të detyruara të kërkojnë të drejtat elementare përmes The post VLEN: Po korrigjohet padrejtësia shumëvjeçare ndaj universiteteve shqiptare appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Universitetet shqiptare për vite me radhë janë trajtuar si institucione të dorës së dytë, të përjashtuara nga trajtimi i barabartë institucional dhe të detyruara të kërkojnë të drejtat elementare përmes protestave. Kjo situatë, sipas vlerësimeve nga koalicioni VLEN, ishte pasojë e vendimeve selektive dhe zvarritjeve të vazhdueshme nga ana e pushtetit të mëparshëm.
Gjatë periudhës kur asistentët dhe profesorët e universiteteve shqiptare protestonin për paga dinjitoze dhe trajtim të barabartë, BDI, thuhet në reagim, zgjodhi rrugën e justifikimeve dhe shtyrjeve. U toleruan marrëveshje selektive që lanë jashtë universitetet shqiptare, duke prodhuar pakënaqësi dhe revoltë, në vend të zgjidhjeve konkrete.
Sipas VLEN-it, kjo padrejtësi sot po korrigjohet falë veprimeve institucionale të kryeparlamentarit Afrim Gashi. “Jo me fjalë dhe premtime, por me nënshkrim”, vlerësojnë nga ky koalicion, duke theksuar se për herë të parë po ndërmerren hapa konkretë për trajtim të barabartë të universiteteve shqiptare.
Nga VLEN theksojnë se kjo marrëveshje përfaqëson dallimin thelbësor mes tyre dhe BDI-së. “Dallimi nuk është retorik, por praktik. BDI i mbajti universitetet shqiptare në pritje, i nxori në protesta dhe i përdori si kartë politike. VLEN po i nxjerr nga pritja, nga padrejtësia dhe nga trajtimi selektiv”, thuhet në reagim.
Sipas tyre, ky zhvillim dëshmon se ajo që për BDI-në ishte e pamundur, me VLEN-in po bëhet e mundur. Gazeta Flaka
The post VLEN: Po korrigjohet padrejtësia shumëvjeçare ndaj universiteteve shqiptare appeared first on Flaka, në çdo lajm... .