VLEN: Shqiptarët nuk janë vegël, por janë LIGJ
Koalicioni VLEN ka reaguar ndaj mënyrës së deritanishme të trajtimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, duke theksuar se shqiptarët “nuk janë vegël, por janë ligj”. Në reagimin e tyre, The post VLEN: Shqiptarët nuk janë vegël, por janë LIGJ appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Koalicioni VLEN ka reaguar ndaj mënyrës së deritanishme të trajtimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, duke theksuar se shqiptarët “nuk janë vegël, por janë ligj”.
Në reagimin e tyre, VLEN akuzon Bashkimi Demokratik për Integrim se për 25 vite e ka përdorur këtë parim për interesa politike, pa e shndërruar në zgjidhje konkrete ligjore.
“Për 25 vite, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat është përdorur për politikë. Është folur, është premtuar, është mashtruar, është vjedhur dhe është korruptuar. Por kur ka ardhur puna te zgjidhja, gjithmonë ka munguar ligji”, thuhet në reagim.
VLEN kritikon edhe mekanizmin e ashtuquajtur “balancues”, duke e cilësuar si një instrument me boshllëqe juridike që ka lejuar manipulime dhe punësime partiake.
“Vegla e ashtuquajtur balancues, që duhej të garantonte barazi, në praktikë u kthye në mekanizëm me boshllëqe të mëdha juridike, që lejoi manipulime dhe interpretime sipas interesave të ngushta partiake”, theksojnë nga VLEN.
Sipas tyre, dallimi aktual qëndron në qasjen ligjore që po ndërtohet tani, ku përfaqësimi i drejtë dhe adekuat do të jetë detyrim dhe jo çështje interpretimi politik.
“Për herë të parë pas një çerek shekulli, përfaqësimi i drejtë bëhet detyrim. Kjo çështje tashmë ka adresë dhe përgjegjësi institucionale, me një trup koordinativ në krye me zëvendëskryeministër shqiptar”, thuhet më tej.
VLEN nënvizon se sistemi i ri do të bazohet në të dhëna reale dhe do të mbyllë hapësirat për abuzime, përfshirë vetëdeklarimet e rreme.
“Pas një çerek shekulli, shqiptarët nuk kanë më nevojë për vegla. Kanë ligj”, përfundon reagimi, duke theksuar kërkesën për miratimin e një ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Gazeta Flaka
The post VLEN: Shqiptarët nuk janë vegël, por janë LIGJ appeared first on Flaka, në çdo lajm... .