VMRO-DPMNE: LSDM rezultatet e zgjedhjeve i quan historike, por po flet me halucinacione

Partia maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE, ka reaguar me ironi ndaj partisë opozitare LSDM, pas rezultateve të zgjedhjeve lokale, duke vënë në dyshim mënyrën se si kjo e fundit do të justifikojë humbjen e saj. Në një deklaratë të publikuar këtë mëngjes, VMRO-DPMNE pyeti se “me çfarë do ta krahasojë LSDM dështimin e saj zgjedhor”. “Sot […]

tetor 25, 2025 - 13:30
 0
VMRO-DPMNE: LSDM rezultatet e zgjedhjeve i quan historike, por po flet me halucinacione

Partia maqedonase në pushtet, VMRO-DPMNE, ka reaguar me ironi ndaj partisë opozitare LSDM, pas rezultateve të zgjedhjeve lokale, duke vënë në dyshim mënyrën se si kjo e fundit do të justifikojë humbjen e saj.

Në një deklaratë të publikuar këtë mëngjes, VMRO-DPMNE pyeti se “me çfarë do ta krahasojë LSDM dështimin e saj zgjedhor”.

“Sot është një ditë e re për Maqedoninë, një ditë kur publiku është duke pritur të shohë me se do ta krahasojë LSDM suksesin e saj zgjedhor. Ndoshta me vitin 1993 në Maqedoni, ose me ndonjë vend afrikan dhe përvojat e tyre,” thuhet në reagimin e partisë në pushtet.

Më tej, nga VMRO-DPMNE shtojnë se LSDM duhet të bëhet e vetëdijshme për situatën e saj politike, të përqendrohet dhe të reflektojë mbi rezultatet, duke theksuar se përpjekjet për të paraqitur “bëma historike” janë, sipas tyre, rezultat i “halucinacioneve dhe një gjendjeje specifike psikologjike”.