Von der Leyen në Shkup, Bekim Sali: Po forcojmë dialogun dhe bashkëpunimin për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut
Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka mirëpritur në Shkup presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Sali, përmes një postimi në Facebook, e ka cilësuar vizitën si mundësi për forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit për...
Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka mirëpritur në Shkup presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Sali, përmes një postimi në Facebook, e ka cilësuar vizitën si mundësi për forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.
“Një mundësi për të forcuar dialogun dhe bashkëpunimin për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut, me fokus te hapat konkretë dhe përfitimet për qytetarët”, ka shkruar Sali.
Vizita e von der Leyen në Shkup zhvillohet në kuadër të angazhimeve për procesin e integrimit evropian të vendit.
The post Von der Leyen në Shkup, Bekim Sali: Po forcojmë dialogun dhe bashkëpunimin për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut appeared first on InfoShqip.com.
Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.