Votat e Greqisë/ PD ruan mandatin e katërt në Lezhë, tensione mes Nokës dhe Ballës

Teksa në tetë qarqe vijon numërimi i votave nga Greqia, duket se ka pasur një tension mes palëve në Parkun Olimpik aty ku po numërohen këto vota. Sipas asaj që raporton gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj ka përfunduar numërimi i votave në kutinë e fundit për qarkun e Lezhës, ku tashmë ka festë nga […]

maj 17, 2025 - 23:00
 0  4
Votat e Greqisë/ PD ruan mandatin e katërt në Lezhë, tensione mes Nokës dhe Ballës

Teksa në tetë qarqe vijon numërimi i votave nga Greqia, duket se ka pasur një tension mes palëve në Parkun Olimpik aty ku po numërohen këto vota.

Sipas asaj që raporton gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj ka përfunduar numërimi i votave në kutinë e fundit për qarkun e Lezhës, ku tashmë ka festë nga demokratët, pasi sipas rezultateve përfundimtare kanë ruajtur mandatin e katërt që rrezikohej në këtë qark me një diferencë 70 vota.

Ndërkohë ka pasur një situatë të tensionuar mes Ulsi Manjës dhe Gjin Gjonit. Ky i fundit kërkon të ruhet qetësia, nisur nga rezultati që është në favor. Momente tensioni ka pasur edhe mes Flamur Nokës dhe Ministrit Taulant Balla.

Nga ana e kampit të Partisë Socialiste dhe asaj demokrate ka pasur pretendime sa i përket votave të fundit, ku në një prej fletëve të votimit, PD thotë që është votë e tyre, kurse PS pretendonte të kundërtën.