Arrestimi i kandidatit, Lapaj: Nuk përfaqëson më Koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”

Kreu i Koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj ka reaguar lidhur me arrestimin e një prej kandidatëve për deputet të kësaj force politike në qarkun e Sarandës, Ergys Isufaj. Lapaj ka bërë me dije se Ergys Isufaj nuk do të përfaqësojë më Koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”. Përmes një postimi, Lapaj nuk la pa përmendur edhe […]

maj 8, 2025 - 00:00
 0  7
Arrestimi i kandidatit, Lapaj: Nuk përfaqëson më Koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”

Kreu i Koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj ka reaguar lidhur me arrestimin e një prej kandidatëve për deputet të kësaj force politike në qarkun e Sarandës, Ergys Isufaj.

Lapaj ka bërë me dije se Ergys Isufaj nuk do të përfaqësojë më Koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Përmes një postimi, Lapaj nuk la pa përmendur edhe ministrin Taulant Balla, i cili shpërndau në rrjetet e tij sociale lajmin e arrestimit.

Lapaj ka hedhur ndaj ministrit akuza se kjo ngjarje ka qenë e stisur nga kundërshtarët e tij politikë.

Postimi i Adriatik Lapajt:

Faleminderit Taulant! Nuk do i’a dilni të më shantazhoni!

Për etikë, shtetasi në fjalë që ishte subjekt i ngjarjes që sot pushteti hodhi për konsum elektoral nuk përfaqëson më Koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Nuk ka metodë të ish-sigurimit të shtetit që na ndal. Jo 1 po 100 metoda të përdorni ju, nuk kthehemi pas.

Keni kaq muaj me ligësi, sajesa, kurthe, por nuk i’a dolët dot. Sot në finale pasi nuk më ndalët dot me 100 shpifjet e kaluara, gjetët një metodë tjetër.

Po si i paaftë që je dole e ulërite se kush fshihet pas! Ty të njeh i madh e i vogël çfarë përfaqëson.

Pasi nuk u funksionoi joshja, kaluat te zanati juaj.

Unë prapë të them: Nuk ka kthim pas! Do shkojmë në zgjedhje të parakohshme po ishte në dorën tonë.

Do t’ua çmontoj dhe këtë maskarallëk sido të ketë ndodhur! U’a tha i ndjeri Pjetër Arbnori, ju jeni specialista.

Ti shiko shokët te vendi dhe kujdes se mos u bashkohesh!

Qytetarëve u kërkoj të jenë të qetë e të mos manipulohen nga pushteti që qeveris me baronët e krimit! Votoni masivisht nr. 6 që i ka lebetitur!