Vrasja makabre në Shtip: I akuzuari Denis Asanov ishte monstruoz dhe pervers, flinte me një kukull në përmasa njerëzore

I akuzuari për vrasje, 74-vjeçari Denis Asanov nga Shtipi, ka qenë monstruoz, pervers dhe i pamëshirshëm, mëson TV Star nga burimet e veta, ndërsa gjykimi ndaj tij vazhdon sot. Sipas aktakuzës, Asanov e vrau Borjankën me thikë në shtëpinë e tij, duke e goditur disa herë, gjë që i shkaktoi vdekjen. Më vonë, ai e […]

Prill 3, 2026 - 12:00
Vrasja makabre në Shtip: I akuzuari Denis Asanov ishte monstruoz dhe pervers, flinte me një kukull në përmasa njerëzore

I akuzuari për vrasje, 74-vjeçari Denis Asanov nga Shtipi, ka qenë monstruoz, pervers dhe i pamëshirshëm, mëson TV Star nga burimet e veta, ndërsa gjykimi ndaj tij vazhdon sot. Sipas aktakuzës, Asanov e vrau Borjankën me thikë në shtëpinë e tij, duke e goditur disa herë, gjë që i shkaktoi vdekjen. Më vonë, ai e copëtoi trupin e saj, duke dërguar pjesë të tij në lokacione të ndryshme, ndërsa trungun e kufomës e varrosi në oborrin e shtëpisë. Gratë ishin obsesioni i tij, për çka edhe supozohet se Borjanka është vrarë nga xhelozia. Përveç që tregoi brutalitet dhe gjakftohtësi të jashtëzakonshme në vrasje, Asanov tërhoqi vëmendjen edhe si një person pervers; kur policia hyri në shtëpinë e tij për të kërkuar prova, gjeti në krevatin e tij një kukull femre të përmasave njerëzore, të veshur, me të cilën ai flinte.