Xhavit Drenori nderon nënën në ditën e betimit si asamblist i Drenasit
Sot, në një ceremoni solemne të organizuar nga komuna, Drenori së bashku me asamblistët e tjerë dhe kryetarin Ramiz Lladrovci dhanë betimin për shërbimin katërvjeçar ndaj qytetarëve të Drenasit. Para betimit zyrtar, Drenori ka ndarë një moment emocionale në rrjetet sociale, duke treguar se simbolikisht ka marrë “bekimin” e nënës së tij të ndjerë. Ai


Sot, në një ceremoni solemne të organizuar nga komuna, Drenori së bashku me asamblistët e tjerë dhe kryetarin Ramiz Lladrovci dhanë betimin për shërbimin katërvjeçar ndaj qytetarëve të Drenasit.
Para betimit zyrtar, Drenori ka ndarë një moment emocionale në rrjetet sociale, duke treguar se simbolikisht ka marrë “bekimin” e nënës së tij të ndjerë. Ai publikoi një dedikim të ndjerë, ku shkruan:
“Nënës sime të dashur, me gjithë zemrën ia kërkova bekimin. Me këtë bekim sot ndjej qetësi, forcë shpirtërore dhe vendosmëri. I mbështetur nga dashuria e saj dhe përgjegjësia ndaj qytetarëve, po e marr me nder dhe përkushtim betimin tim si asamblist në Kuvendin Komunal të Drenasit.”