Xheneta Fetahu rikthehet me paraqitje atraktive: Ka një histori në sytë e saj

Xheneta Fetahu duket se e ka marrë veten dhe po vazhdon të shijojë jetën pas një izolimi prej tre muajsh. Kjo pasi ka pak javë që përfundoi edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova, ku edhe ishte në mesin e finalistëve. E pas kësaj, ish-konkurrentja tha se i duhet kohë për të marrë veten […]

shkurt 6, 2025 - 20:00
 0  4
Xheneta Fetahu rikthehet me paraqitje atraktive: Ka një histori në sytë e saj

Xheneta Fetahu duket se e ka marrë veten dhe po vazhdon të shijojë jetën pas një izolimi prej tre muajsh.

Kjo pasi ka pak javë që përfundoi edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova, ku edhe ishte në mesin e finalistëve.

E pas kësaj, ish-konkurrentja tha se i duhet kohë për të marrë veten e t’i kthehet realitetit.

Në një intervistë të parë që pas daljes nga BBVK, Xheneta u shpreh e prekur duke folur për eksperiencën si dhe për raportin me Gjestin.

Ajo tani është rikthyer në rrjete sociale me një fotografi, ku shihet e lumtur dhe në formë.

“Ka një histori në sytë e saj”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë imazhit.

E njëjta po vazhdon me angazhimet e saj në fushën e modelingut, në Kosovë por edhe në Shqipëri. /Telegrafi