Ylli i madh i Milanit drejt largimit për vetëm 50 milionë euro

Milani ka vendosur të nxjerrë në shitje sulmuesin kryesor Rafael Leao gjatë afatit kalimtar veror, raportojnë mediat italiane. Sipas Corriere della Sera, duke iu referuar Milan News, vendimi vjen pas paraqitjeve të paqëndrueshme dhe problemeve fizike që lojtari ka shfaqur gjatë këtij sezoni. Pavarësisht pritshmërive të larta, anësori portugez ka regjistruar vetëm 10 gola dhe […]

Prill 8, 2026 - 17:30
Ylli i madh i Milanit drejt largimit për vetëm 50 milionë euro

Milani ka vendosur të nxjerrë në shitje sulmuesin kryesor Rafael Leao gjatë afatit kalimtar veror, raportojnë mediat italiane.

Sipas Corriere della Sera, duke iu referuar Milan News, vendimi vjen pas paraqitjeve të paqëndrueshme dhe problemeve fizike që lojtari ka shfaqur gjatë këtij sezoni.

Pavarësisht pritshmërive të larta, anësori portugez ka regjistruar vetëm 10 gola dhe 2 asistime në 25 ndeshje.

Leao ka një klauzolë lirimi prej 175 milionë eurosh në kontratën e tij, por drejtuesit e klubit janë të gatshëm ta ulin ndjeshëm çmimin, deri në rreth 50 milionë euro, për të lehtësuar largimin e tij.

Situata është tensionuar edhe më tej pas raportimeve për një përplasje me trajnerin Massimiliano Allegri, e cila dyshohet të ketë ndodhur pas reagimit të zemëruar të lojtarit ndaj zëvendësimit në ndeshjen kundër Lazio.

Ndërkohë, “Rossonerët” janë duke kërkuar një sulmues të ri të profilit të lartë për të udhëhequr repartin ofensiv në sezonin e ardhshëm.