Ish-deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka paralajmëruar shtator të “nxehtë”.

Ai ka bërë me dije se kanë nisur përgatitjet për metodat e reja të kundërshtimit të pushtetit të VV-së.

Përmes një video të postuar në profilin e tij në Facebook, ai e ka paralajmëruar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

“Gjithçka në përgatitje të shtatorit. Kështu që, z. kryeministër, shihem në shtator. Se shpejti, kismet”, ka thënë Haradinaj.

Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.