Zbulohet data se kur Maduro dhe gruaja e tij do të dalin para gjykatës në SHBA

Presidenti venezuelian Nicolás Maduro dhe gruaja e tij Cilia Flores do të paraqiten në gjykatën federale të Manhattanit të hënën. Sipas informacioneve paraprake të deklaruara nga një zëdhënës i gjykatës, ata priten të dalin para gjyqtarëve rreth orës 12 sipas kohës lokale. “Ata do të dalin para gjykatës të hënën. Seanca dëgjimore është caktuar për […]

Jan 4, 2026 - 23:30
 0
Zbulohet data se kur Maduro dhe gruaja e tij do të dalin para gjykatës në SHBA

Presidenti venezuelian Nicolás Maduro dhe gruaja e tij Cilia Flores do të paraqiten në gjykatën federale të Manhattanit të hënën.

Sipas informacioneve paraprake të deklaruara nga një zëdhënës i gjykatës, ata priten të dalin para gjyqtarëve rreth orës 12 sipas kohës lokale.

“Ata do të dalin para gjykatës të hënën. Seanca dëgjimore është caktuar për në orën 12:00 sipas kohës lokale”, deklaroi ai.

Presidenti Nicolas Maduro dhe gruaja e tij, Zonja e Parë Cilia Flores, po mbahen në një qendër paraburgimi në New York pas kapjes së tyre në sulmet ajrore amerikane ndaj Venezuelës të shtunën.

Ata u dërguan nga kryeqyteti Karakas në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan në Brooklyn për t’u përballur me akuza të lidhura me trafikimin e drogës. Maduro ka mohuar të jetë udhëheqësi i një karteli droge.

Venezuela ndërkohë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare dhe denoncon atë që e quan “agresionin ushtarak”.

Presidenti Donald Trump thotë se SHBA-të do ta “drejtojnë” Venezuelën “deri në kohën kur të mund të bëjmë një tranzicion të sigurt, të duhur dhe të mençur”. Kompanitë amerikane të naftës do të riparojnë gjithashtu “infrastrukturën e prishur” të Venezuelës, thotë Trump.