Zëdhënsja Flora Ahmeti: Tre persona janë lënduar në vetaksidentin në Slivovë
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në një përgjigje , ka konfirmuar se si pasojë e vetaksidentit të ndodhur në fshatin Slivovë janë lënduar tre persona. Aksidenti ka ndodhur në orët e para të pasdites, derisa personat e gjendur në automjet kanë pësuar lëndime trupore. “Rreth orës 14:30, në fshatin


Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në një përgjigje, ka konfirmuar se si pasojë e vetaksidentit të ndodhur në fshatin Slivovë janë lënduar tre persona.
Aksidenti ka ndodhur në orët e para të pasdites, derisa personat e gjendur në automjet kanë pësuar lëndime trupore.
“Rreth orës 14:30, në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku.Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.
