Zgjedhjet e 9 nëntorit, KQZ miraton kandidatët
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi listën zyrtare të kandidatëve në zgjedhjet e 5 bashkive më 9 nëntor. Kështu në Vlorë do të kandidojë Brunila Mersini e PS dhe Dionis Sota i pavarur, mbështetur nga PD. Këtu KQZ refuzoi kanditaturën e Gjergj Nikës me argumentin që edhe pse si këshilltar, nuk kishte nevojë të mblidhte firma, ai duhet […]
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi listën zyrtare të kandidatëve në zgjedhjet e 5 bashkive më 9 nëntor. Kështu në Vlorë do të kandidojë Brunila Mersini e PS dhe Dionis Sota i pavarur, mbështetur nga PD. Këtu KQZ refuzoi kanditaturën e Gjergj Nikës me argumentin që edhe pse si këshilltar, nuk kishte nevojë të mblidhte firma, ai duhet të paraqiste një komitet nismëtar për t’u regjistruar si i pavarur.
“Aspekti procedurale është i qartë plotësisht, ti duhet të ndjekësh një procedurë të caktuar që shkosh tek procesi i regjistrimit. Dhe unë mendoj që përjashtimi që ka bërë Kodi Zgjedhor për një kategori të caktuar, si kandidatët që mbështeten nga zgjedhësit, për të cilat ka një procedurë të caktuar, ndryshe nga ajo që ka për subjektet politike. Dhe procedurën kandidatët duhet ta respektojnë. Ju kishit detyrimin që të afirmoheshit si kandidat i mbështetur nga zgjedhur vetëm duke përgatiur këtë kërkesë tek një Komiteti Nismëtar. Favori që ligji iu ka bërë është që ju nuk kishit nevojë për të mbledhur firma. Patjetër që ka vend për të diskutuar, por e kemi një precedentë në vitin 2023, ku do të duhet që edhe në rastin ku kandidatët janë të mbështetur nga zgjedhësit, të cilat janë deputetë apo kryetar bashkisë, propozimi për ta duhet që të vinte tek Komiteti Nismëtar. Kemi një precedentë të tillë, kështu që duke respektuar këtë precedentë, me keqardhje më të madhe, por nuk mund ta regjistrojmë si kandidat. Natyrisht keni gjithë të drejtën për ta kontestuar këtë vendimmarrje, por në precedentin e regjistruar, nuk mund ta regjistrojmë kanidaturën tuaj”, tha Celibashi.
Ndërsa Nika më herët pretendoi se e lejon ligji për të zgjedhur me votë që ai të regjistrohet për zgjedhjet e 9 nëntorit. Sipas tij, me një vërtetim nga instucionet e tyre, mund të regjistrohen duke mbajtur një mandat mbi gjashtë muaj
“Në radhë të parë mua ma lejon ligji, pasi ti e ke të shprehur shumë të qartë, neti 70 pika 4, shkruhet, kandidatët që janë kryetarët e Bashkive, anëtarët e Këshillit Bashkiak dhe deputetët. Me një vërtetim nga instucionet e tyre, mund të regjistrohen duke mbajtur një mandat mbi gjashtë muaj. Është e shkruajtur shumë qartë, nëse do të ishte në pikën 4, nuk do të shkruhej heqja e pikës 3, atëherë këtu do të kishim nevojë për interpretim, por gjëja është shumë e qartë”, tha Nika.
3 kandidatë do të jenë në Cërrik e Mat, ndërsa në Berat kandidojnë përballë njëri tjetrit Ervin Ceca i PS dhe Pavlo Shkarpa i pavarur (mbështetur nga PD). Ndërsa në Tepelenë, rivali i Gramoz Sakos Gabriel Guma u regjistrua ndonëse figuron i dënuar për shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor‘ dhe ‚drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt.
‘Kandidati i pavarur i mbështetur nga PD në Tepelenë, Guma rezulton i dënuar, për shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor‘ dhe ‚drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt‘, me 1 vit e 4 muaj burgim!’, tha administrata e KQZ-së.
Sipas mbrojtësit të tij ligjor Marsh Logu, dënimi i Gumës është konvertuar në shërbim prove, ndaj nuk është në kushtet e ndalimit të kandidimit. Logu tha se dënimi i Gumës nuk hyn në kushtet e ndalimit të ligjit të dekriminalizimit.
“Guma me bashkëshorten kanë udhëtuar me automjet në Vlorë, kanë humbur drejtimin e mjetit dhe kanë shkaktuar një aksident. Prokuroria në bazë të referimeve që ka bërë policia ka regjistruar procedimin përkatës për shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor‘ dhe ‚drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt për shkak se në atë kohë leja e tij e drejtimit ka qenë e pezulluar. Gjykata e shkallës së parë e ka deklaruar fajtor duke e dënuar me 1 vit e gjashtë muaj dhe 6 muaj. Si rezultat i dënimit, 1.4 muaj për të dyja, është urdhëruar shërbimi i provës, 32 muaj në total. Dënimi i parë nuk hyn në kushtet e ndalimit të ligjit të dekriminalizimit “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Sai përket veprës së dyrë”drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” neni 2 e ligjit të dekriminalizimit ka parashikuar që duhet të jetë me dashje dhe së dyti kur është dënuar jo më pak se 6 muaj. Periudha e dënimit nuk e plotëson këtë kusht, sepse është aplikuar gjykimi i shkurtuar, për këtë vepër penale është dënuar me 4 muaj burg dhe së treti është aplikuar dënimi alternativ. Vetë ju i keni aplikuar në 2 raste, me kryetarin e bashkisë mallakastër dhe Kucove, Qerim Ismaili dhe Kreshnik Hajdari. Vlerësoj që këta dy precedentë, vlejnë edhe në shqyrtimin e këtij rasti sepse është aplikuar formë alternative të dënimit me burgim, vënien në provë. Nuk është kryer dënimi me burgim.
Edhe neni 4 pika 4, parashikon se kur fillon periudha e ndalimit të kandidimit, bëhet kur përfundon “dënimi me burgim” jo me kryerjen e një forme të dënimit alternativ edhe në ëktë kuptim vlerësoj që nuk është në kushtet e ndalimit të kandidimit, sepse nuk ka kryer efektivisht burg, nuk ka qenë i burgosur. Pasur parasysh këto rrethana, nuk jemi në kushtet e kandidimit të zotit Guma, unë vlerësoj që duhet vlerësuar edhe fryma e ligjit. Ligji i dekriminalizimit nuk ka dashur të ndalojë qytetarë për këto vepra penale që nuk kanë rrezikshmëri shoqërore. Kujtdo për shkak të një pakujdesie mund t’i ndodhë të jendet në kushtet e zotit Guma, duke shkaktuar një aksident pa patur dëmtime te persona të tjerë. Edhe një funksionari shembullor shtetëror mund t’i ndodhë një situatë e padëshirueshme e tillë. Lejoni kandidimin dhe mund të kryeni verifikime shtesë te Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Prokuroria”, tha Logu.
Ndërsa kreu i KQZ-së Ilirja Celibashi, vendosi regjistrimin e Gumës, pasi sipas tij, koha nuk është e mjaftueshme dhe se do t’i kërkojnë institucioneve përgjigje për cështjen e Gumës.
‘Vendosim regjistrimin dhe meqenëse koha nuk është e mjaftueshme për të marrë përgjigje për të gjitha cështjet, do ti kërkojmë drejtorisë së burgjeve dhe prokurorisë së përgjithshme, dhe më pas do të shohim sesa janë të përputhshme argumentet tuaja’, tha Celibashi.
KANDIDATËT E REGJISTRUAR
Kandidatët për Bashkinë Cërrik
Florenc Doka i PS
Eligert Hima i Shqipëria Bëhet
Amarildo Hoxha i pavarur (mbështetur nga PD)
Kandidatët për Bashkinë Mat
Altin Bojni i PS
Suzana Pasha e pavarur
Eduart Brahilika i pavarur (mbështetur nga PD)
Kandidatët për Bashkinë Berat
Ervin Ceca i PS
Pavlo Shkarpa i pavarur (mbështetur nga PD)
Kandidatët për Bashkinë Tepelenë
Gramos Sako i PS
Gabriel Guma i pavarur (mbështetur nga PD)
Kandidatët për Bashkinë Vlorë
Brunila Mersini e PS
Dionis Sota i pavarur (mbështetur nga PD)