Zhduket në Kosovë i mituri nga Shqipëria, kishte marrë pa leje veturën e babait

Policia e Shtetit ka nisur një operacion kërkimi për gjetjen e një 14-vjeçari nga Hasi, i cili është larguar nga shtëpia me automjetin e babait të tij pa leje. Ngjarja është denoncuar zyrtarisht më datë 5 janar 2026 nga familjarët e të miturit. Sipas kallëzimit të bërë në Komisariatin e Policisë Has, i mituri i

Jan 6, 2026 - 21:00
 0
Zhduket në Kosovë i mituri nga Shqipëria, kishte marrë pa leje veturën e babait

Policia e Shtetit ka nisur një operacion kërkimi për gjetjen e një 14-vjeçari nga Hasi, i cili është larguar nga shtëpia me automjetin e babait të tij pa leje. Ngjarja është denoncuar zyrtarisht më datë 5 janar 2026 nga familjarët e të miturit.

Sipas kallëzimit të bërë në Komisariatin e Policisë Has, i mituri i identifikuar me emrin Mariglen, ka marrë mjetin në pronësi të babait të tij, shtetasit Dirtan Dauti, dhe është drejtuar drejt kufirit me Kosovën.

Gjurmët e para të 14-vjeçarit janë konstatuar në territorin e Kosovës. Raportohet se i mituri ka ndaluar në një pikë karburanti (“Petrol”) në dalje të qytetit të Pejës, në drejtim të Prishtinës, ku ka furnizuar mjetin me benzinë në vlerën e 79 eurove.

Babai i të miturit u ka bërë apel publik dhe zyrtar strukturave të Policisë në Shqipëri dhe Kosovë për të mundësuar ndalimin dhe kthimin e sigurt të djalit në shtëpi.

Si rezultat, shërbimet e Policisë kanë bërë shpalljen në kërkim të 14-vjeçarit dhe po vijojnë kontrollet për gjetjen e tij. Materialet proceduriale janë dërguar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprime të mëtejshme.