Zhduket një grua 55 vjeçare në Rahovec, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e saj (FOTO)
Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë Rajonale në Pejë, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e një personi të zhdukur, duke u bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë. Sipas njoftimit zyrtar, personi i zhdukur është Pemlushe (Ymer) Sadrijaj, e lindur më 1 maj 1970 në Rahovec. Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve


Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë Rajonale në Pejë, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e një personi të zhdukur, duke u bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë.
Sipas njoftimit zyrtar, personi i zhdukur është Pemlushe (Ymer) Sadrijaj, e lindur më 1 maj 1970 në Rahovec.
Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që, nëse kanë çfarëdo informacioni për vendndodhjen e saj, të kontaktojnë menjëherë Policinë e Kosovës ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor.
Për informacione, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes numrave dhe adresave në vijim: 192 dhe 0800 19 999 (pa pagesë) 039 432 327 – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë – E-mail: [email protected].
