Zhytësit këtë fundjavë do të pastrojnë liqenin e Ohrit nga mbeturinat e ngurta

Dhjetëra zhytës nga vendi dhe rajoni do të pastrojnë fundin e liqenit nga plastika, metali dhe të gjitha llojet e mbeturinave të ngurta të shtunën në disa lokacione në bregdetin e Ohrit, informoi qendra e zhytjes Amfora nga Ohri, transmeton Portalb.mk. Aksioni ekologjik “Ohrid ECO 2025” po organizohet para fillimit të sezonit turistik për të […]

maj 6, 2025 - 13:00
 0  5
Zhytësit këtë fundjavë do të pastrojnë liqenin e Ohrit nga mbeturinat e ngurta
Zhytësit duke pastruar Liqenin e Ohrit nga mbeturinat e ngurta. Foto: Diving Center Amfora/Facebook

Dhjetëra zhytës nga vendi dhe rajoni do të pastrojnë fundin e liqenit nga plastika, metali dhe të gjitha llojet e mbeturinave të ngurta të shtunën në disa lokacione në bregdetin e Ohrit, informoi qendra e zhytjes Amfora nga Ohri, transmeton Portalb.mk.

Aksioni ekologjik “Ohrid ECO 2025” po organizohet para fillimit të sezonit turistik për të katërtin vit radhazi.

“Qëllimi i aksionit është mbrojtja e biodiversitetit, rritja e ndërgjegjësimit tek popullata dhe ruajtja e bukurisë natyrore të liqenit”, thonë nga qendra e zhytjes Amfora.

Zhytës nga disa vende do të hyjnë në ujërat e liqenit dhe do të pastrojnë fundin e tij, si në Portin e Qytetit në Ohër, në Lubanishtë, në Gjirin e Kockave dhe në kampin “Gradishtë”, si dhe në Kalishtë.

Sipas matjeve të kryera nga Drejtoria Hidrometeorologjike, sot niveli i ujit të Liqenit të Ohrit është në 693.39 metra mbi nivelin e detit. Megjithatë, niveli i ujit është 26 centimetra nën mesataren e muajit maj ose 29 centimetra mbi minimumin e lejuar.